blog-post

Postuar më: 20-04-2026

Punëtoria e radhës për mbrojtjen e të dhënave dhe qasjen në dokumente publike

Drejtori Ekzekutiv z. Enver Fejzullahu dhe znj. Agnesa Beka, Drejtoreshë e Departamentit të Programeve Trajnuese, morën pjesë në punëtorinë me titull “Ekuilibri ndërmjet mbrojtjes së të dhënave personale dhe të drejtës për qasje në dokumente publike”, e organizuar nga Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX), në bashkëpunim me Agjencinë për Informim dhe Privatësi (AIP).

Punëtoria, e cila trajtoi temën “Balancimi ndërmjet Mbrojtjes së të Dhënave Personale dhe së Drejtës për Qasje në Dokumente Publike në Sistemin e Drejtësisë në Kosovë”, synoi të thellojë njohuritë dhe të përmirësojë praktikat profesionale në lidhje me zbatimin e standardeve ligjore për mbrojtjen e të dhënave personale, duke siguruar njëkohësisht transparencë dhe qasje në dokumente publike.

Gjatë këtij aktiviteti u trajtuan sfidat praktike në zbatimin e legjislacionit përkatës, si dhe u theksua rëndësia e forcimit të kapaciteteve në përputhje me standardet evropiane.

  • gallery
  • gallery

Shpërndaje :