blog-post

Postuar më: 03-10-2024

Referimi i lëndëve në procedurën e ndërmjetësimit-raste praktike, Procedura e aprovimit ose anulimit të marrëveshjeve të Ndërmjetësimit, Ndërmjetësimi i detyrueshëm

Më 03 Tetor 2024, Akademia e Drejtësisë në bashkëpunim me Drejtësinë Komerciale/USAID, në kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme janë duke realizuar trajnimin me temë “Referimi i lëndëve në procedurën e ndërmjetësimit-raste praktike, Procedura e aprovimit ose anulimit të marrëveshjeve të Ndërmjetësimit, Ndërmjetësimi i detyrueshëm - (Regjionet Prishtinë, Mitrovicë)”.

  1. Trajnues të angazhuar në këtë trajnim janë: z. Adnan Konushevci, gjyqtar në Gjykatën e Apelit dhe z. Isak Ramaxhiku, ndërmjetësues.

Qëllimi i këtij trajnimi është të ofrojë sqarimet e detajuara për procedurën e ndërmjetësimit që nga momenti i referimit të lëndës në ndërmjetësim, procedurën e aprovimit ose anulimit të marrëveshjeve të ndërmjetësimit si dhe sqarimi lidhur me ndërmjetësimin e detyrueshëm.

Metodologjia e trajnimit është e karakterit të kombinuar me shpjegime teorike dhe diskutime interaktive duke prezantuar edhe raste praktike.

Përfitues: Gjyqtarët e të gjitha gjykatave Themelore dhe degëve, si dhe ndërmjetësuesit e regjioneve të atyre gjykatave.

Shpërndaje :