Referimi i lëndëve në procedurën e ndërmjetësimit-raste praktike, Procedura e aprovimit ose anulimit të marrëveshjeve të Ndërmjetësimit, Ndërmjetësimi i detyrueshëm
Më 31 Tetor 2024, Akademia e Drejtësisë në bashkëpunim me Drejtësinë Komerciale/USAID, në kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme janë duke realizuar trajnimin me temë “Referimi i lëndëve në procedurën e ndërmjetësimit-raste praktike, Procedura e aprovimit ose anulimit të marrëveshjeve të Ndërmjetësimit, Ndërmjetësimi i detyrueshëm - (Regjioni Pejë)”.
Trajnues të angazhuar në këtë trajnim janë: z. Adnan Konushevci, gjyqtar në Gjykatën e Apelit dhe z. Isuf Jahmurataj, ndërmjetësues.
Qëllimi i këtij trajnimi është të ofrojë sqarimet e detajuara për procedurën e ndërmjetësimit që nga momenti i referimit të lëndës në ndërmjetësim, procedurën e aprovimit ose anulimit të marrëveshjeve të ndërmjetësimit si dhe sqarimi lidhur me ndërmjetësimin e detyrueshëm.
Metodologjia e trajnimit është e karakterit të kombinuar me shpjegime teorike dhe diskutime interaktive duke prezantuar edhe raste praktike.
Përfitues: Gjyqtarët e të gjitha gjykatave Themelore dhe degëve, si dhe ndërmjetësuesit e regjioneve të atyre gjykatave.
Postuar më: 31-10-2024