blog-post

Postuar më: 25-09-2025

Referimi i lëndëve në procedurën e ndërmjetësimit, zhvillimi i saj në ndërmjetësim të detyrueshëm veçanërisht në raste familjare dhe aprovimi ose anulimi i marrëveshjeve të ndërmjetësimit në rastet civile (Prishtinë, Ferizaj, Gjilan dhe Mitrovicë)

Më 25 Shator 2025, Akademia e Drejtësisë, në kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme është duke realizuar trajnimin me temë “Referimi i lëndëve në procedurën e ndërmjetësimit, zhvillimi i saj në ndërmjetësim të detyrueshëm veçanërisht në raste familjare dhe aprovimi ose anulimi i marrëveshjeve të ndërmjetësimit në rastet civile (Prishtinë, Ferizaj, Gjilan dhe Mitrovicë)”.

Trajnues i angazhuar është: z. Adnan Konushevci, Gjyqtar në Gjykatën e Apelit.

Qëllimi i këtij trajnimi është të ofrojë sqarime të detajuara për procedurën e ndërmjetësimit, duke filluar nga momenti i referimit të lëndës, sqarimin e zhvillimit të saj në ndërmjetësim të detyrueshëm, veçanërisht në rastet familjare, si dhe të përshkruajë procedurën e aprovimit ose anulimit të marrëveshjeve të ndërmjetësimit dhe efektin e tyre në praktikë.

Metodologjia e trajnimit do të zhvillohet përmes diskutimit intetaktiv, aplikimit të shembujve më të mirë në praktik që japin sqarime adekuate të procesit të referimit, aprovimit ose refuzimit të marrëveshjeve të arritura në ndërmjetësim, ndërmjetësimin e detyrueshëm.

Përfitues të këtij trajnimi janë: Gjyqtarë nga Niveli Themelor dhe Ndërmjetesues.

Shpërndaje :