Referimi i lëndëve në procedurën e ndërmjetësimit, zhvillimi i saj në ndërmjetësim të detyrueshëm veçanërisht në raste familjare dhe aprovimi ose anulimi i marrëveshjeve të ndërmjetësimit - raste praktike
Më 03 Shtator 2026, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme janë duke realizuar trajnimin me temë: “Referimi i lëndëve në procedurën e ndërmjetësimit, zhvillimi i saj në ndërmjetësim të detyrueshëm veçanërisht në raste familjare dhe aprovimi ose anulimi i marrëveshjeve të ndërmjetësimit - raste praktike”.
Trajnues të angazhuar janë: z. Faton Ademi, gjyqtar në Gjykatën Supreme dhe z. Adnan Konushevci, gjyqtar në Gjykatën e Apelit.
Qëllimi i këtij trajnimi është avancimi i njohurive profesionale në për zbatimin e drejtë dhe të unifikuar të Ligjit për Ndërmjetësim, veçanërisht lidhur me referimin e lëndëve, ndërmjetësimin e detyrueshëm, si dhe aprovimin ose anulimin e marrëveshjeve të ndërmjetësimit, përmes rasteve dhe dilemave praktike.
Metodologjia e trajnimit është e karakterit të kombinuar me shpjegime teorike dhe diskutime interaktive duke prezantuar edhe raste praktike.
Përfitues janë: gjyqtarët nga gjykatat themelore dhe ndërmjetësuesit nga Oda e Ndërmjetësuesve të Kosovës, nga të gjitha regjionet e Kosovës.

Postuar më: 03-09-2026