Roli i Gjykatës në Kontrollin e Ligjshmërisë së Aktakuzës
Më 14 Maj 2026, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme është duke realizuar trajnimin me temë “Roli i Gjykatës në Kontrollin e Ligjshmërisë se Aktakuzës”.
Trajnues të angazhuar janë: z. Bashkim Hyseni, gjyqtar në Gjykatën Supreme të Kosovës dhe z. Valdet Gashi, prokuror në Prokurorinë Speciale.
Trajnimi synon avancimin e njohurive paktike dhe juridike lidhur me ngritjen, kontrollin dhe plotësimin e aktakuzës, si dhe trajtimin e qështjeve procedurale në fazën e shqyrtimit fillestarë, sipas dispozitave të KPPRK-së.
Metodologjia e trajnimit është e karakterit të kombinuar me shpjegime teorike dhe diskutime interaktive duke prezantuar edhe raste praktike.
Përfitues janë: gjyqtarë nga niveli themelorë nga të gjitha regjionet, prokurorë nga Prokuroria Speciale dhe nga niveli themelorë nga të gjitha regjionet , si dhe zyrtarë nga Dogana e Kosovës.

Postuar më: 14-05-2026