blog-post

Postuar më: 02-06-2026

Roli i prokurorit dhe gjyqtarit për të mitur në shqiptimin e sanksioneve penale

Më 02 Qershor 2026, Akademia e Drejtësisë, në kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme është duke e realizuar trajnimin “Roli i prokurorit dhe gjyqtarit për të mitur në shqiptimin e sanksioneve penale”.

Trajnues të angazhuar në këtë trajnim janë: znj. Albina Shabani Rama, Gjyqtare në Gjykatën e Apelit dhe z. Shpetim Peci, Prokuror në Prokurorin Themelore Mitrovicë.

Qëllimi i këtij trajnimi është avancimi i njohurive të pjesëmarrësve për të analizuar çështjet problematike që shfaqen në praktikë me qëllim të eliminimit të dilemave rreth rolit të prokurorit për të mitur në procedurën penale që zhvillohet ndaj të miturit si dhe rolin e gjykatës në shqiptimin e masave edukative dhe dënimeve që shqiptohen ndaj të miturit.

Metodologjia e trajnimit: përdorimi i metodave ineraktive në formë të diskutimit e kombinuar me raste praktike.

Përfitues të këtij trajnimi janë: Gjyqtarë për të mitur, prokurorë për të mitur, zyrtarë nga Shërbimi Sprovues dhe mbrojtës të viktimave.

  • gallery

Shpërndaje :