blog-post

Postuar më: 19-11-2025

Seanca Gjyqësore Efikase: Mjete për Menaxhim më të Mirë të Lëndëve

Me datë 19 nëntor 2025, Akademia e Drejtësisë, në bashkëpunim me Këshillin e Evropës- Projekti Forcimi i Cilësisë dhe Efikasitetit të Drejtësisë (projekti KOSEJ III) në kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme organizojnë trajnimin me temë “Seanca Gjyqësore Efikase: Mjete për Menaxhim më të Mirë të Lëndëve”.

Trajnuese e angazhuar në këtë trajnim është: znj. Marie-Paule LUGBULL, Shefe e Divizionit për Menaxhim dhe Zhvillim Profesional në Shkollën Kombëtare të Drejtësisë (École Nationale de la Magistrature – ENM), më parë ka shërbyer si Kryetare e Gjykatës Gjyqësore të Saint-Malo dhe e Gjykatës së Lartë të Argentan.

Qëllimi i këtij trajnimi është avancimi i njohurive të pjesëmarrësve për menaxhim më proaktiv të lëndëve, për përmirësimin e komunikimit të hershëm me palët dhe për vendosjen efektive të kalendarëve procedurë. Metodologjia e zbatuar ishte e karakterit të kombinuar, me shpjegime teorike dhe diskutime interaktive.

Përfitues të këtij trajnimi janë: Bashkëpunëtor profesional nga gjykatat dhe prokuroritë.

Shpërndaje :