
Shkathtësitë ligjore dhe gjyqësore
Më datë 22 prill 2025, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme është duke realizuar trajnimi me temë “Shkathtësitë ligjore dhe gjyqësore”.
Trajnues i angazhuar në këtë trajnim është: Bashkim Hyseni, gjyqtar në Gjykatën Supreme të Kosovës.
Qëllimi i këtij trajnimi është avancimi i njohurive të pjesëmarrësve lidhur me teknikat e hulumtimit ligjor, shkrim dhe arsyetimi ligjor si parakushte për ngritjen e cilësisë dhe efikasitetit në zbatimin e kompetencave gjyqësore për trajtuar me kohë dhe në mënyrë profesionale çështjet e ngritura.
Metodologjia e zbatuar ishte e karakterit të kombinuar, me shpjegime teorike dhe diskutime interaktive.
Përfitues të këtij trajnimi janë: Drejtori i Departamentit për Çështje Ligjore, Udhëheqësi i Divizionit për Mbështetje të Këshillit, Komisioneve dhe Paneleve/DÇL, Zyrtar të Lartë Ligjor për përfaqësim gjyqësor, U.d. Udhëheqës i Divizioni për Mbikëqyrje të Zbatimit të Akteve të Këshillit dhe për Përfaqësim Gjyqësor/DÇL, bashkëpunëtor profesional dhe zyrtar ligjor
Postuar më: 22-04-2025