
Shkathtësitë ligjore dhe gjyqësore
Më datë 13.05.2025, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme është duke realizuar trajnimin me temë “Shkathtësitë ligjore dhe gjyqësore”.
Trajnues i angazhuar në këtë trajnim është: Përparim Zeka, gjyqtar në Gjykatën Themelore në Prishtinë.
Qëllimi i këtij trajnimi është avancimi i njohurive të pjesëmarrësve lidhur me teknikat e hulumtimit ligjor, shkrim dhe arsyetimi ligjor si parakushte për ngritjen e cilësisë dhe efikasitetit në zbatimin e kompetencave gjyqësore për trajtuar me kohë dhe në mënyrë profesionale çështjet e ngritura.
Metodologjia e zbatuar ishte e karakterit të kombinuar, me shpjegime teorike dhe diskutime interaktive.
Përfitues të këtij trajnimi janë: Bashkëpunëtor profesional, zyrtar ligjor dhe sekretar juridik nga Gjykatat Themelore.
Postuar më: 13-05-2025