
Shkathtësitë ligjore dhe gjyqësore
Më date 14 maj 2025, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme është duke e realizuar trajnimi me temë “Shkathtësitë ligjore dhe gjyqësore”.
Trajnues i angazhuar në këtë trajnim është: Perparim Zeka, gjyqtar në Gjykatën Themelore në Prishtinë.
Qëllimi i këtij trajnimi është avancimi i njohurive të pjesëmarrësve lidhur me teknikat e hulumtimit ligjor, shkrim dhe arsyetimi ligjor si parakushte për ngritjen e cilësisë dhe efikasitetit në zbatimin e kompetencave gjyqësore për trajtuar me kohë dhe në mënyrë profesionale çështjet e ngritura.
Metodologjia e zbatuar ishte e karakterit të kombinuar, me shpjegime teorike dhe diskutime interaktive.
Përfitues të këtij trajnimi janë: Bashkëpunëtor profesional, zyrtar ligjor dhe sekretari juridik nga Gjykatat Themelore.
Postuar më: 15-05-2025