blog-post

Postuar më: 02-04-2026

Shkathtësitë ligjore dhe gjyqësore

Më 02 Prill 2026, Akademia e Drejtësisë, në kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme është duke realizuar trajnimin me temë “Shkathtësitë ligjore dhe gjyqësore”.

Trajnues i angazhuar është: z. Afrim Shala, gjyqtar në Gjykatën Supreme.

Qëllimi i këtij trajnimi është avancimi i njohurive të pjesëmarrësve për hulumtime ligjore, ngritjen e shkathtësive për shkrimin dhe arsyetimin ligjor, sipas metodave dhe standardeve që garantojnë objektivitet, siguri, cilësi dhe efikasitet.

Metodologjia e trajnimit është interaktive, ku nga trajnuesi janë dhënë udhëzimet teorike dhe praktike lidhur me shkathtësitë e hulumtimit ligjor.

Përfitues të këtij trajnimi janë: Bashkëpunëtorë profesionalë, zyrtar ligjor dhe referent nga Gjykatat e themelore dhe Gjykata e apelit. Udhëheqës i Divizionit për Zbatimin e Politikave për Trajnime dhe Zhvillime të Burimeve Njerëzore, auditorët të brendshëm, zyrtarë të evidencës penale si dhe zyrtarët e personelit nga Sekretariati i Këshillit Gjyqesor të Kosovës.

  • gallery

Shpërndaje :