Shpëlarja e Parave dhe Hetimi Financiar
Më 05-06 Maj 2026, Akademia e Drejtësisë, në kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme është duke e realizuar trajnimin: “Shpëlarja e Parave dhe Hetimi Financiar”.
Trajnues të angazhuar në këtë trajnim janë: z. Bashkim Hyseni, gjyqtar në gjykatën Supreme dhe z. Kujtim Munishi, prokuror në prokurorin e Apelit.
Qëllimi i këtij trajnimi është avancimi i njohurive të pjesëmarrësve se cilat janë fazat e pastrimit të parave apo cikli që kalohet për pastrim, si duhet identifikuar pasuria që ka rezultuar nga shpëlarja e parasë, çfarë metodash përdoren dhe janë të njohura në shpëlarjen e parave, si mundësohet shpëlarja e parave përmes kriptovalutave si duhet hetuar dhe gjurmuar kriptovalutat. Konfiskimi i pasurisë qe buron nga shpëlarja e parave cilat janë standardet për konfiskim.
Metodologjia e trajnimit përmes prezantimit në PowerPoint, rasteve hipotetike dhe rasteve praktike gjyqësore, diskutim në grupe, si dhe zhvillimi i strategjisë së hetimit.
Përfitues të këtij trajnimi janë: Gjyqtarë, prokurorë, Inspektor dhe Hetues nga Inspektorati Policor i Kosovës.

Postuar më: 05-05-2026