blog-post

Postuar më: 24-09-2024

Shqyrtimi paraprak i padisë në kontestet e punës, në kontestet e pengim posedimit dhe në kontestet e fyerjes dhe shpifjes – Afatshmëria/ lejueshmëria si prezumim procedural

Më 24-25 Shtator 2024, Akademia e Drejtësisë në bashkëpunim me Grupin për Studime Juridike dhe Politike – GLPS, në kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme janë duke realizuar tryezën me temë “Shqyrtimi paraprak i padisë në kontestet e punës, në kontestet e pengim posedimit dhe në kontestet e fyerjes dhe shpifjes – Afatshmëria/ lejueshmëria si prezumim procedural”.

Panelist të angazhuar janë: z. Faton Ademi dhe z. Burim Shala, gjyqtarë nga Gjykata e Apelit të Kosovës.

Qëllimi i kësaj tryeze është avancimi i njohurive të pjesëmarrëve rreth shqyrtimit paraprak të padisë - shqyrtime të përgjithshme.

Metodologjia e tryezës është diskutim interaktiv, prezantim i çështjeve përmes rasteve, diskutim për rastet dhe përmbledhje e konkluzave për çështjen e diskutuar.

Përfituesit: Gjyqtarët e Gjykatës se Apelit dhe Gjykatave Themelore si dhe zyrtar nga Inspektorati Policor i Kosovës.

  • gallery
  • gallery
  • gallery
  • gallery
  • gallery
  • gallery

Shpërndaje :