Plani i punës së Akademisë për vitin 2018, përmban aktivitetet që Akademia planifikon t’i realizoj në mbështetje të ngritjes së kapaciteteve të gjyqtarëve, prokurorëve, dhe profesionistëve tjerë në kuadër të sistemit gjyqësor e prokurorial, si dhe prioritetet e Akademisë, me qëllim të zhvillimit të një sistemi gjyqësor të pavarur, të paanshëm dhe efikas.
Programi i Trajnimit për vitin 2018 përfshinë trajnimet e vazhdueshme, programe të specializuara, parimet kryesore të trajnimit fillestar, trajnimet për menaxhimin dhe administrimin gjyqësor, trajnimet për stafin administrativ të gjykatave dhe prokurorive, trajnimet nga distanca, parimet kryesore të trajnimit të trajnuesve si dhe aktivitete tjera nga fusha e hulumtimeve dhe publikimeve.