Me qëllim të rritjes së efikasitetit dhe efektivitetit të punës dhe funksionimit sa më të mirë, bazuar në një strukturë të qartë organizative dhe planifikimi të punës, Akademia e Drejtësisë, ka përgatitur Planin Vjetor të Punës për vitin 2019.
Ky program ka për qëllim përcaktimin e temave të trajnimeve, objektivave, përmbajtjes së trajnimeve për vitin 2019, si dhe njëkohësisht shërben si një lloj plani pune për Akademinë në fushën e trajnimeve dhe aktiviteteve tjera në funksion të ngritjes së kapaciteteve profesionale brenda gjyqësorit, por nuk përfshinë punën e Akademisë në pikëpamje të menaxhimit dhe administrimit të përgjithshëm.