Planin Vjetor i Punës së AD-së për vitin 2020, ka për qëllim rritjen e efikasitetit në punë dhe funksionimin sa më të mirë të Akademisë së Drejtësisë duke u bazuar në një strukturë të qartë organizative dhe planifikimtë mirë të punës.
Programi i Trajnimit edhe për vitin 2020 vjen si rezultat i vlerësimit të nevojave trajnuese të gjyqtarëve dhe prokurorëve dhe kërkesave nga institucionet që administrojnë me sistemin gjyqësor dhe prokurorial dhe kërkesave tjera nga dokumentet strategjike dhe proceset euro integruese. Ky program fokusohet në zhvillimin profesional të përfituesve të saj me theks të veçantë në zhvillimin e kompetencave profesionale dhe interdisiplinare, si dhe mbështetet në parimet e transparencës, qasjes së barabartë si dhe në standardet më të larta për trajnimet gjyqësore.