blog-post

Postuar më: 02-07-2026

Strasbourg, Francë - Akademia e Drejtësisë po merr pjesë në Konferencën Vjetore të Rrjetit HELP 2026, të organizuar nga Këshilli i Evropës në kuadër të Programit HELP, e cila po mbahet më 2–3 korrik 2026 në Strasbourg, Francë.

Në këtë konferencë, Akademia përfaqësohet nga z. Enver Fejzullahu, Drejtor Ekzekutiv dhe znj. Agnesa Beka, Drejtoreshë e Programeve Trajnuese.

Konferenca mbledh anëtarët dhe partnerët e Rrjetit HELP, si dhe gjyqtarë, prokurorë, avokatë dhe ekspertë nga shtetet anëtare të Këshillit të Evropës, me qëllim të shkëmbimit të përvojave dhe diskutimit të zhvillimeve më të fundit në fushën e edukimit dhe trajnimit të profesionistëve të drejtësisë, zbatimit efektiv të standardeve evropiane të të drejtave të njeriut në nivel kombëtar, fuqizimit të sundimit të ligjit dhe avancimit të programeve trajnuese për profesionistët ligjorë. Në kuadër të konferencës trajtohen tema aktuale në fushën e të drejtave të njeriut, qasjes në drejtësi dhe zhvillimit profesional të profesionistëve të drejtësisë.

Pjesëmarrja në këtë ngjarje të rëndësishme ndërkombëtare përfaqëson një mundësi të vlefshme për shkëmbimin e përvojave dhe praktikave më të mira, forcimin e bashkëpunimit me institucionet homologe evropiane, si dhe avancimin e programeve trajnuese në përputhje me standardet e Këshillit të Evropës dhe të drejtës evropiane të të drejtave të njeriut.

Shpërndaje :