Takim pë Rishikimin e Programit të Trajnimit Fillestar për Gjeneratën e XI të Prokurorëve të sapo Emëruar (2024-2025)
Akademia e Drejtësisë është duke realizuar takimin e përbashkët me Këshillin Prokurorial të Kosovës, Prokurorë nga Prokuroria e Apelit dhe nga ajo e Speciales.
Ky takim ka për qëllim rishikimin e Programit të Trajnimit Fillestar për gjeneratën e XI të prokurorëve që pritet të fillojnë trajnimin fillestar.
Gjatë këtij takimi po diskutohet përmbajtja dhe metodologjia e trajnimit në këtë program që të adresohen të gjitha problematikat e identifikuara, në pajtim me kërkesën e KPK-së.
Postuar më: 30-09-2024