blog-post

Postuar më: 16-06-2026

Takimet për vlerësimin e nevojave trajnuese për vitin 2027 me Gjykatat dhe Prokuroritë Themelore në Ferizaj dhe Gjilan

Takimet për vlerësimin e nevojave trajnuese për vitin 2027 me Gjykatat dhe Prokuroritë Themelore në Ferizaj dhe Gjilan

Në vazhdën e takimeve për vlerësim të nevojave trajnuese për hartimin e Programit të Trajnimeve për vitin 2027, Akademia e Drejtësisë ka nisur ciklin e takimeve konsultative me gjykatat dhe prokuroritë, më 16 qershor 2026, Drejtori Ekzekutiv i Akademisë së Drejtësisë, së bashku me stafin udhëheqës të Departamentit të Programit të Trajnimit, zhvilluan takime me përfaqësuesit e Gjykatës dhe Prokurorisë Themelore në Ferizaj, dhe me Gjykatën dhe Prokurorinë Themelore në Gjilan.

Qëllimi i takimeve ishte identifikimi i prioriteteve dhe sfidave që duhet të adresohen përmes aktiviteteve trajnuese që do të realizohen gjatë vitit 2027.

Gjatë takimit me Kryetarin e Gjykatës Themelore në Ferizaj, z. Mustaf Tahiri, u diskutuan sfidat që lidhen me organizimin dhe zhvillimin e trajnimeve, si dhe u identifikuan fusha me prioritet për ngritjen e kapaciteteve profesionale të gjyqtarive të kësaj gjykate. Theks i veçantë iu kushtua çështjeve të unifikimit të praktikes gjyqësore në lëmine civile dhe atë penale, urdhërove mbrojtës, shpifjes dhe fyerjes si sekuestrimit dhe konfiskimit.

Në takimin me Kryeprokurorin e Prokurorisë Themelore në Ferizaj, z. Burim Cerkini, u diskutuan sfidat me të cilat përballet kjo prokurori. Si prioritete trajnuese u identifikuan temat që lidhen me krimin kibernetik, krimet ekonomike me fokus te përfshirja e personave juridik, mashtrimet, cilësia e aktakuzave, krimi i organizuar dhe korrupsioni si dhe veprat penal kundër integritetit seksual (tek te miturit).

Në vazhdën e takimeve, pasdite ka vazhduar takimi në Gjykatën dhe Prokurorinë Themelore në Gjilan. Nga takim me Nën Kryetarin e gjykatës, z. Rilind Sermaxhaj si nevoja për trajnime u paraqiten dhunën në familje, korrupsioni, prokurimi publik, unifikimi i praktikës gjyqësore, vendimet e GJEDNJ dhe zbatimi i tyre si dhe Procedura penale ndaj kryesve me çrregullime mendore me fokus te paraburgimi.

Në takimin me Kryeprokurorin e Prokurorisë Themelore në Gjilan, z. Arben Kadriu u panë si nevojë tema krimet kibernetike dhe prokurimi publik. Akademia e Drejtësisë mbetet e përkushtuar që, përmes një procesi gjithëpërfshirës të konsultimit me institucionet e sistemit të drejtësisë, të hartojë një program trajnues që reflekton nevojat reale të praktikës dhe kontribuon në ngritjen e vazhdueshme të kapaciteteve profesionale të gjyqtarëve dhe prokurorëve

  • gallery

Shpërndaje :