blog-post

Postuar më: 22-06-2026

Takimet për vlerësimin e nevojave trajnuese për vitin 2027 me Gjykatën dhe Prokurorinë Themelore në Mitrovicë

Në vazhdën e takimeve për vlerësim të nevojave trajnuese për hartimin e Programit të Trajnimeve për vitin 2027, Akademia e Drejtësisë ka vazhduar ciklin e takimeve konsultative me gjykatat dhe prokuroritë, më 19 qershor 2026, Drejtori Ekzekutiv i Akademisë së Drejtësisë, së bashku me stafin udhëheqës të Departamentit të Programit të Trajnimit, zhvilluan takime me përfaqësuesit e Gjykatës dhe Prokurorisë Themelore në Mitrovicë.

Qëllimi i takimeve ishte identifikimi i prioriteteve dhe sfidave që duhet të adresohen përmes aktiviteteve trajnuese që do të realizohen gjatë vitit 2027.

Gjatë takimit me Udhëheqësin e Departamentit për Krime të Renda, z. Fatos Sejdiaj, u diskutuan sfidat që lidhen me organizimin dhe zhvillimin e trajnimeve, si dhe u identifikuan fusha me prioritet për ngritjen e kapaciteteve profesionale të gjyqtarëve të kësaj gjykate.

Theks i veçantë iu kushtua çështjeve të unifikimit të praktikes gjyqësore në lëmine penale, prokurimit publik si dhe vendimeve te GJEDNJ-së.

Takimi ka vazhduar me Kryeprokurorin e Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, z. Nijazi Rexha, me ç’rast u diskutuan sfidat me të cilat përballet kjo prokurori me theks te numri i vogël i prokurorëve. Si prioritete trajnuese u identifikuan temat që lidhen me krimin kibernetik, prokurimi publik, unifikimin e praktikes gjyqësore në lëmine penale si dhe mbrojtjen e informatorit.

Akademia e Drejtësisë mbetet e përkushtuar që, përmes një procesi gjithëpërfshirës të konsultimit me institucionet e sistemit të drejtësisë, të hartojë një program trajnues që reflekton nevojat reale të praktikës dhe kontribuon në ngritjen e vazhdueshme të kapaciteteve profesionale të gjyqtarëve dhe prokurorëve

Shpërndaje :