blog-post

Postuar më: 24-11-2025

Takimi Koordinues i Partnerëve Ndërkombëtare të Akademisë së Drejtësisë së Kosovës

Sot, me 24 nëntor 2025, Akademia e Drejtësisë mban takimin e radhës me partnerët ndërkombëtarë të AD-së. Gjatë takimit po diskutohen arritjet dhe sfidat në realizimin e programeve trajnuese të Akademisë së Drejtësisë gjatë periudhës 2021-2025.

Diskutimi përfshiu progresin në Programin Fillestar për gjyqtarët dhe prokurorët e rinj, avancimin e Programit të Trajnimeve të Vazhdueshme, si dhe përditësimet infrastrukturore që përfshijnë hapësira të modernizuara trajnimi dhe mjete digjitale për mësimdhënie në objektin e ri të AD-së që pritet të funksionalizohet gjatë vitit 2026.

Po ashtu u prezantuam prioritetet e ardhshme dhe mundësitë për bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë, duke theksuar inovacionin, digjitalizimin dhe zhvillimin afatgjatë të kapaciteteve të Akademisë.

  • gallery
  • gallery
  • gallery
  • gallery
  • gallery
  • gallery
  • gallery

Shpërndaje :