Takimi me Kryeprokurorin e Prokurorisë së Apelit
Më 30 qershor 2026, Drejtori Ekzekutiv i Akademisë së Drejtësisë, së bashku me Drejtoreshën e Departamentit të Programeve të Trajnimit, zhvilluan takim me Kryeprokurorin e Prokurorisë së Apelit, z. Agron Bajrami, dhe bashkëpuntorëve në kuadër të procesit të vlerësimit të nevojave trajnuese për hartimin e Programit të Trajnimeve për vitin 2027.
Gjatë takimit u diskutuan prioritetet për avancimin e njohurive profesionale të prokurorëve, me fokus në organizimin e me shumë aktiviteteve trajnuese në fushën e krimit të organizuar, korrupsionit, konfiskimit të pasurisë, standardeve të të drejtave të njeriut, praktikës gjyqësore dhe bashkëpunimit ndërinstitucional.
Po ashtu, u theksua rëndësia e organizimit të tryezave dhe punëtorive të përbashkëta ndërmjet gjyqtarëve dhe prokurorëve, ngritjen e aktiviteteve të hulumtimeve ligjore dhe shkëmbimin e përvojave me vendet e rajonit dhe vendet të BE-së.
Takimi përfundoi me konfirmimin e gatishmërisë për vazhdimin e bashkëpunimit ndërmjet Akademisë së Drejtësisë dhe Prokurorisë së Apelit në funksion të avancimit të vazhdueshëm të njohurive profesionale të prokurorëve dhe profesionistëve të tjerë të sistemit prokurorial.

Postuar më: 30-06-2026