blog-post

Postuar më: 30-06-2026

Takimi me Kryetarin e Gjykatës së Apelit

Më 30 qershor 2026, Drejtori Ekzekutiv i Akademisë së Drejtësisë, së bashku me Drejtoren e Departamentit të Programeve të Trajnimit, zhvilluan takim me Kryetarin e Gjykatës së Apelit, z. Valon Totaj, dhe bashkëpuntorët, në kuadër të procesit të vlerësimit të nevojave trajnuese për hartimin e Programit të Trajnimeve për vitin 2027.

Gjatë takimit u diskutuan prioritetet dhe nevojat trajnuese për gjyqtarët e Gjykatës së Apelit, ku është vlerësuar nevoja e organizimit të më shumë aktiviteteve trajnuese në fushën civile, veçanërisht në çështjet familjare dhe pronësore. Po ashtu, u theksua rëndësia e organizimit të tryezave të diskutimit, punëtorive per trajtim të çështjeve nga praktika gjyqësore e Gjykatës së Apelit. Në takim u identifikua gjithashtu nevoja për më shumë trajnime në fushën e krimit kibernetik dhe trajtimin e provave elektronike, si fusha me rëndësi të veçantë për avancim të njohurive profesionale të gjyqtarëve.

Takimi përfundoi me konfirmimin e gatishmërisë për vazhdimin e bashkëpunimit ndërmjet Akademisë së Drejtësisë dhe Gjykatës së Apelit në funksion të avancimit te njohurive të gjyqtarëve dhe forcimit të cilësisë së sistemit gjyqësor.

Shpërndaje :