Takimi i 9-të Rajonal i Rrjetit të Instituteve të Trajnimit Gjyqësor në Evropën Juglindore (SEE)
→ Roli i Inteligjencës Artificiale në Gjyqësor
Me 3 qershor 2026, në Sofje të Bullgarisë, me ftesë të RCC (Rrjeti i Instituteve të Trajnimit Gjyqësor në Evropën Juglindore (SEE), i bashkë organizuar nga Instituti Kombëtar i Drejtësisë (NiP), Akademia e Drejtësisë po merr pjesë në panelin kushtuar digjitalizimit të bashkëpunimit gjyqësor në Evropën Juglindore, i cili trajton zhvillimet dhe sfidat në fushën e bashkëpunimit ndërkufitar në çështjet penale dhe përafrimin me praktikat e Bashkimit Evropian. Gjatë diskutimeve u theksua rëndësia e përmirësimit të komunikimit elektronik ndërmjet institucioneve gjyqësore për të lehtësuar shkëmbimin e informacionit dhe provave digjitale. Pjesëmarrësit po diskutojnë përgatitjen e profesionistëve dhe institucioneve të drejtësisë për t’iu përshtatur transformimit digjital, duke nënvizuar nevojën për ngritje të kapaciteteve dhe trajnime të specializuara. Një vëmendje e veçantë iu kushtua rolit të rrjeteve kombëtare gjyqësore në forcimin e bashkëpunimit ndërkombëtar. Akademia e Drejtësisë ri konfirmoi përkushtimin e saj për të mbështetur zhvillimin e aftësive profesionale të gjyqtarëve dhe prokurorëve në fushën e digjitalizimit, me qëllim rritjen e efikasitetit, transparencës dhe qasjes në drejtësi.

Postuar më: 03-06-2026