Takimin e 9-të Rajonal të Rrjetit të Instituteve të Trajnimit Gjyqësor në Evropën Juglindore (SEE)
3 qershor 2026
→ Roli i Inteligjencës Artificiale në Gjyqësor
Në Sofje, Bullgari, me ftesë të RCC – Rrjetit të Instituteve të Trajnimit Gjyqësor në Evropën Juglindore (SEE), dhe në bashkëorganizim me Institutin Kombëtar të Drejtësisë (NiP), Akademia e Drejtësisë mori pjesë në panelin kushtuar digjitalizimit të bashkëpunimit gjyqësor në rajon.
Gjatë takimit Paneli u fokusua në zhvillimet dhe sfidat që lidhen me bashkëpunimin ndërkufitar në çështjet penale, si dhe në përafrimin e proceseve gjyqësore me standardet dhe praktikat e Bashkimit Evropian.
Gjatë diskutimeve u theksua rëndësia e avancimit të komunikimit elektronik ndërmjet institucioneve gjyqësore, me qëllim lehtësimin e shkëmbimit të informacionit dhe provave digjitale. Po ashtu, pjesëmarrësit diskutuan përgatitjen e profesionistëve dhe institucioneve të drejtësisë për transformimin digjital, duke vënë theks të veçantë në ngritjen e kapaciteteve dhe zhvillimin e trajnimeve të specializuara.
Një vëmendje e veçantë iu kushtua rolit të rrjeteve kombëtare gjyqësore në forcimin e bashkëpunimit ndërkombëtar.
✅ Akademia e Drejtësisë rikonfirmoi përkushtimin e saj për të mbështetur zhvillimin profesional të gjyqtarëve dhe prokurorëve në fushën e digjitalizimit, duke kontribuar në një sistem drejtësie më efikas, më transparent dhe më të qasshëm për qytetarët.

Postuar më: 03-06-2026