blog-post

Postuar më: 18-03-2026

Të Drejtat e Njeriut dhe Mbrojtja Efektive në Procedurat Penale

Më 18 Mars 2026, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme, në bashkëpunim me Këshillin e Evropës – Mbështetja e Gjykatës Kushtetuese në zbatimin dhe shpërndarjen e standardeve të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, është duke realizuar trajnimin: ‘‘Të Drejtat e Njeriut dhe Mbrojtja Efektive në Procedurat Penale”.

Trajnues të angazhuar në këtë trajnim janë: z. Burim Ademi, gjyqtar në Gjykatën Supreme dhe z. Skender Çoçaj, gjyqtar në Gjykatën e Apelit.

Qëllimi i këtij trajnimi është analiza e praktikës sonë në raport me Jurisprudencën e Gjykatës së Strasburgut, duke përfshirë prezantime dhe diskutime me raste konkrete nga GJEDNJ lidhur me procesin e drejtë, të paanshëm dhe brenda afatit të arsyeshëm kohor.

Metodologjia e trajnimit është e karakterit të kombinuar me shpjegime teorike dhe diskutime interaktive duke prezantuar edhe raste praktike.

Përfitues të këtij trajnimi janë: Gjyqtarë nga Gjykata e Apelit dhe niveli themelor, prokurorë nga Prokuroria e Apelit dhe niveli themelor, si dhe bashkëpuntorë profesional nga Gjykata e Apelit, gjykatat e nivelit themelor dhe nga Prokuroria e Apelit dhe nivelit themelor.

  • gallery
  • gallery

Shpërndaje :