blog-post

Postuar më: 15-10-2024

Të drejtat e pronësisë intelektuale, markat tregtare, patentat dhe specifikat e industrisë së TIK-ut, licencimit dhe të drejtave të pronësisë industriale

Më 15-16 Tetor 2024, Akademia e Drejtësisë në bashkëpunim me USAID – Drejtësinë Komerciale dhe UNDP, në kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme janë duke realizuar trajnimin me temë “Të drejtat e pronësisë intelektuale, markat tregtare, patentat dhe specifikat e industrisë së TIK-ut, licencimit dhe të drejtave të pronësisë industriale”.

Trajnues të angazhuar janë: z. Mahir Tutuli, Kryetar në Gjykatën Komerciale dhe znj. Njomëza Zejnullahu Ahmeti, avokate dhe z. Valon Kashtanjeva, ekspert i të Drejtave Pronësore Intelektuale nga UNDP.

Qëllimi i këtij trajnimi është avancimi i njohurive të pjesmarrësve rreth teknologjisë dhe impakti i saj në sistemin e drejtësisë veçanërisht në fushën e të drejtës elektronike komerciale si përgjegjësia ligjore, ndërmjetësuesit e shërbimeve, kontratat dixhitale.

Metodologjia e trajnimit është diskutim interaktiv duke përfshirë shpjegime teorike dhe praktike, të përcjella me shembuj praktik.

Përfitues: Gjyqtarët dhe bashkëpunëtoret profesional të Gjykatës Komerciale.

  • gallery
  • gallery
  • gallery
  • gallery

Shpërndaje :