blog-post

Postuar më: 06-03-2025

Tërheqja e parashtruesit të kërkesës pas parashtrimit të kërkesës në lëmin e inspektoratit

Më 06 Mars 2025, Akademia e Drejtësisë, në kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme është duke e realizuar trajnimin “Tërheqja e parashtruesit të kërkesës pas parashtrimit të kërkesës në lëmin e inspektoratit”.

Trajnues të angazhuar në këtë trajnim janë: z. Ramiz Kuqi, gjyqtar në Gjykatën e Apelit dhe

  1. Islam Sllamniku, trajnues i përhershëm në Akademinë e Drejtësisë

Qëllimi i këtij trajnimi është avancimi i njohurive të pjesëmarrësve që të ofrohen sqarime në raport me procedurën kundërvajtëse në përgjithësi me theks të veçantë në raport me subjektet inicuese të procedurës kundërvajtëse.

Metodologjia e trajnimit është e karakterit të kombinuar me shpjegime teorike dhe diskutime interaktive duke prezantuar edhe raste praktike.

Përfitues: Gjyqtarët e gjykatave themelore-divizioni kundërvajtës, inspektorët në kuadër të drejtorive të inspektoriatit.

Shpërndaje :