blog-post

Postuar më: 01-09-2026

Trafikimi me njerëz

Më 01-02 Shtator 2026, Akademia e Drejtësisë, në kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme është duke e realizuar trajnimin “Trafikimi me njerëz”.

Trajnues të angazhuar në këtë trajnim janë: z. Skender Çoçaj, Gjyqtarë në Gjykatën e Apelit dhe z. Besim Kelmendi, Prokuror në Zyrën e Kryeprokurorit të Shtetit.

Qëllimi i këtij trajnimi është avancimi i njohurive të pjesëmarrësve për të identifikuar, trajtuar dhe ndjekur penalisht rastet e trafikimit me njerëz, në përputhje me legjislacionin vendas dhe standardet ndërkombëtare.

Metodologjia e trajnimit do të përdoren metodat e kombinuara, duke përfshi shpjegimin e shkurtër teorik, diskutimet interaktive, prezentime në PowerPoint, diskutimin në grupe.

Përfitues të këtij trajnimi janë: Gjyqtarë, prokurorë, bashkëpunëtor profesionale dhe zyrtar nga Inspektorati Policor i Kosovës.

  • gallery
  • gallery

Shpërndaje :