blog-post

Postuar më: 24-03-2026

Trajnim i Trajnerëve mbi Drejtësinë Tranzicionale

Trajnim i Trajnerëve mbi Drejtësinë Tranzicionale

Me 24 mars 2026, Akademia e Drejtësisë, në bashkëpunim me Projektin për “Promovimin e qasjes të bazuar në të drejtat e njeriut në sektorin e Drejtësisë” i cili zbatohet nga INTEGRA mbështetur komponenta për të drejtat e njeriut pranë misionit të OKB, si dhe zyra e përfaqësuesit të komisionit të lartë për të drejtat e njeriut të OKB në Gjenevë, është duke realizuar Trajnim të Trajnerëve mbi Drejtësinë Tranzicionale.

Ky trajnim vije si rezultalt i procesit të zbatimit të Strategjisë për Drejtësi Tranzicionale në sistemin e drejtësisë në Kosovë, qëllimi i të cilit është ndërtimi i një Programi të plotë, hartimi kurikules trajnuese dhe ngritjes së kapaciteteve profesionale të trajnuesve në këtë fushë.

Trajnimi do të vazhdojë të realizohet edhe me datë 25 mars 2025, në mbështetje trajnuesve z. Qerim Qerimi, Profesor në Universitetin e Prishtinës dhe z. Baki Svirca, Udhëheqës Divizionit për Drejtësi Tranzicionale.

Gjatë këtyre dy ditëve për pjesëmarrësit do të zhvillohen përgatitje/orientim për trajnerët dhe aftësi praktike, duke trajtuar: Bazat e drejtësisë tranzicionale dhe qasja në Drejtësi tranzicionale, strategjia dhe korniza ligjore e Kosovës, llogaridhënia dhe roli i gjykatave/prokurorive, komisionet e së vërtetës, dokumentimi, arkivat, memorializimi, etikë, të kuptohet roli i dezinformomit në minimin e besimit në drejtësi dhe format e reparacioneve, mbështetje psikosociale, qasja e orientuar te viktimat dhe reformat parandaluese.

Trajnim i trajnuesve do jetë i fokusuar në metodologjin e trajnimit dhe zhvillimin e aftësive praktik në procesin e zbatimit të trajnimeve në të ardhmën në këtë fushë.

Përfitues të Trajnimit janë 5 gjyqtarë dhe 8 prokurorë të shtetit

  • gallery
  • gallery
  • gallery
  • gallery
  • gallery

Shpërndaje :