blog-post

Postuar më: 06-10-2026

Trajnim i trajnuesve sipas metodologjisë së Doracakut për Trajnues të Akademisë së Drejtësisë

Më 06 dhe 07 tetor 2026, Akademia e Drejtësisë është duke realizuar trajnimin për trajnues me temë “Metodologjia sipas Doracakut për Trajnues të Akademisë së Drejtësisë”. Qëllimi kryesor i këtij trajnimi është avancimi i njohurive dhe aftësive të trajnuesve në projektimin, planifikimin dhe realizimin e trajnimeve efektive, duke u fokusuar në disa aspekte kyçe të procesit të trajnimit, përfshirë: • Projektimin e trajnimeve, përmes njohjes me metodat dhe parimet e hartimit të programeve trajnuese, duke marrë parasysh nevojat specifike të pjesëmarrësve, objektivat e të nxënit dhe sfidat që mund të paraqiten gjatë realizimit të trajnimit; • Angazhimin aktiv të pjesëmarrësve, përmes përdorimit të teknikave dhe metodave bashkëkohore të të nxënit, si dhe lehtësimit efektiv të diskutimeve dhe ndërveprimit ndërmjet pjesëmarrësve; • Vlerësimin e trajnimeve dhe dhënien e komenteve konstruktiv, me qëllim matjen e efektivitetit të trajnimit dhe përmirësimin e vazhdueshëm të procesit të të nxënit dhe të performancës së trajnuesve.

Një komponent i rëndësishëm i trajnimit është edhe zhvillimi i aftësive praktike të pjesëmarrësve përmes prezantimeve dhe ushtrimeve praktike, duke u mundësuar atyre të marrin komente konstruktiv nga instruktorët dhe kolegët. Kjo qasje synon të forcojë aftësitë prezantuese, komunikuese dhe lehtësuese të trajnuesve, si dhe të përmirësojë performancën e tyre gjatë realizimit të trajnimeve. Trajnimi, i organizuar nga Akademia e Drejtësisë, përbën një hap të rëndësishëm në zhvillimin dhe forcimin e kapaciteteve profesionale të trajnuesve të sistemit të drejtësisë. Përmes avancimit të kompetencave metodologjike dhe praktike të trajnuesve, ky aktivitet kontribuon në rritjen e cilësisë, efektivitetit dhe ndikimit të programeve trajnuese të Akademisë së Drejtësisë.

  • gallery
  • gallery
  • gallery

Shpërndaje :