blog-post

Postuar më: 23-01-2024

Trajnim lidhur me shkathtësitë në menaxhim dhe lidership

Akademia e Drejtësisë në bashkëpunim me Ambasadën Amerikane, Programi i OPDAT kanë realizuar trajnimin me temë: “Shkathtësitë në menaxhim dhe lidership”. Qëllimi i këtij trajnimi ishte që përfituesit e trajnimit të aftësohen dhe fuqizohen edhe më tej në aftësitë e tyre menaxhuese që përfshijnë punën e tyre në menaxhimin e lëndëve, stafit, prokurorëve, kryeprokurorëve. Pjesëmarrësit patën rastin të dëgjojnë përvoja të ndryshme lidershipi nga ekspertja nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës znj. Meghan Morrisey, e cila ka ndarë me pjesëmarrësit përvojat në menaxhimin e zyrës së Kryeprokurorit në Distriktin e Illinois, format e menaxhimit, delegimin e punëve, mbikëqyrja dhe raportimi. Gjatë trajnimit pjesëmarrësit kanë punuar edhe në grupe punuese, duke simuluar forma të menaxhimit, specifikisht menaxhimi i prokurorëve nga kryeprokurorët. Përfitues të trajnimit ishin: U.D Kryeprokurori i Shtetit, Kryeprokurorët e prokurorisë speciale dhe Themelore, Prokurorë, administratorë dhe staf tjetër udhëheqës nga prokuroritë.

Shpërndaje :