
Trajnim në luftimin e piraterisë digjitale dhe falsifikimin
Më 30 Shator 2025, Akademia e Drejtësisë, në kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme është duke realizuar trajnimin me temë “Trajnim në luftimin e piraterisë digjitale dhe falsifikimin”.
Trajnues të angazhuar janë: z. Skender Çoçaj, gjyqtar në Gjykatën e Apelit dhe z. Fadil Abdyli, Shef i Sektorit për Hetime të Krimeve Kibernetike /MPB.
Qëllimi i këtij trajnimi është të krijojë një sistem të integruar dhe të fuqishëm për parandalimin, hetimin dhe ndëshkimin e krimeve të piraterisë digjitale dhe falsifikimit, duke kontribuar në mbrojtjen e interesave të industrive krijuese dhe sigurinë kibernetike.
Metodologjia e trajnimit do të zhvillohet me interpretime të dispozitave ligjore, diskutimi interaktiv, trajtimi i rasteve nga praktika gjyqësore vendore dhe ndërkombëtare.
Përfitues të këtij trajnimi janë: Gjyqtarë nga Apeli, Gjyqtarët dhe Prokurorët nga niveli Themelor, Hetuesit nga Inspektorati Policor i Kosovës.
Postuar më: 30-09-2025