Trajnimet e avancuara për Ndërmjetësues
Më 18 Tetor 2024, Akademia e Drejtësisë në bashkëpunim me Ministrinë e Drejtësisë, respektivisht Odën e Ndërmjetësuesve dhe INL/FMCS, në kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme, janë duke realizuar trajnimin e avancuar për ndërmjetësues.
Trajnues të angazhuar janë: z. Zenel Leku, gjyqtar në Gjykatën Supreme dhe znj. Njomëza Zejnullahu Ahmeti, avokate.
Qëllimi i këtij trajnimi është që ndërmjetësuesve të licencuar të ju ofrohen njohuri të avancuara dhe rifreskuese rreth procedurës së ndërmjetësimit në fushën familjare dhe komerciale.
Metodologjia e trajnimit është diskutim interaktiv duke prezantuar dhe raste praktike.
Përfituesit e këtij trajnimi janë ndërmjetësuesit nga gjitha regjionet e Kosovës.
Postuar më: 18-10-2024