Trajnimet e avancuara për Ndërmjetësues
Më 19 Tetor 2024, Akademia e Drejtësisë në bashkëpunim me Ministrinë e Drejtësisë, respektivisht Odën e Ndërmjetësuesve dhe INL/FMCS, në kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme, janë duke realizuar trajnimin e avancuar për ndërmjetësues.
Trajnues të angazhuar janë: z. Agim Maliqi, gjyqtar në Gjykatën Supreme dhe z. Gzim Shala- Hulumtues i Lartë në Institutin e Kosovës për Drejtësi.
Qëllimi i këtij trajnimi është që ndërmjetësuesve të licencuar të ju ofrohen njohuri të avancuara dhe rifreskuese rreth procedurës së ndërmjetësimit në fushën penale.
Metodologjia e trajnimit është diskutim interaktiv duke prezantuar dhe raste praktike.
Përfituesit e këtij trajnimi janë ndërmjetësuesit nga gjitha regjionet e Kosovës.
Postuar më: 19-10-2024