blog-post

Postuar më: 20-10-2024

Trajnimet e avancuara për Ndërmjetësues

Më 20 Tetor 2024, Akademia e Drejtësisë në bashkëpunim me Ministrinë e Drejtësisë, respektivisht Odën e Ndërmjetësuesve dhe INL/FMCS, në kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme, janë duke realizuar trajnimin e avancuar për ndërmjetësues.

Trajnues të angazhuar janë: z. Faton Ademi Gjyqtar në Gjykatën e Apelit dhe znj. Hasie Abudullahu- Hajdini - Udhëheqëse e Komponentës 2- Projekti për Drejtësi Komerciale USAID

Qëllimi i këtij trajnimi është që ndërmjetësuesve të licencuar të ju ofrohen njohuri të avancuara dhe rifreskuese rreth procedurës së ndërmjetësimit për çështje pronësore.

Metodologjia e trajnimit është diskutim interaktiv duke prezantuar dhe raste praktike.

Përfituesit e këtij trajnimi janë ndërmjetësuesit nga gjitha regjionet e Kosovës.

  • gallery
  • gallery
  • gallery

Shpërndaje :