blog-post

Postuar më: 04-03-2024

Trajnimi për Gjyqtarët Porotë

Sot më 04 mars 2024, Akademia e Drejtësisë pas kërkesës së Këshillit Gjyqësor të Kosovës ka vazhduar me organizimin dhe mbarëvajtjen e trajnimeve për Gjyqtarët Porotë të cilët nuk kanë arritur ta vijojnë trajnimin gjatë vitit 2023.

Ashtu edhe siç e parasheh vendimi i Këshillit Gjyqësor, trajnimi është duke u realizuar duke j’u përmbajtur kurrikulës së rekomanduar nga KGJK, ku Gjyqtarët Porotë për dy ditët e ardhshme do ta kenë rastin të trajnohen në fushën e Kodit të Etikës dhe Përgjegjësisë disiplinore, në të drejtën familjare si dhe në Procedurën Kontestimore.

Pas përfundimit të trajnimit, Gjyqtarët porotë pritet t’i nënshtrohen edhe testit të organizuar nga AD, rreth njohurive të përfituara nga trajnimi.

Përfitues të trajnimit janë 15 Gjyqtarë porotë të cilët nuk e kanë përfunduar trajnimin e organizuar nga AD gjatë vitit 2023.

Shpërndaje :