Trajnimin Praktik të Specializuar për Gjykimin e Krimeve të Luftës
Më 21-22 Shtator 2026, Akademia e Drejtësisë, në kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme, në bashkëpunim me Misionin e OSBE-së në Kosovë, është duke realizuar “Trajnimin Praktik të Specializuar për Gjykimin e Krimeve të Luftës”.
Në hapje të trajnimit, fjalën hyrëse e mbajti Drejtori Ekzekutiv i Akademisë së Drejtësisë z. Enver Fejzullahu, si dhe Ambasadori i OSBE-së në Kosovë, z. Gerard McGurk, të cilët iu drejtuan pjesëmarrësve dhe theksuan rëndësinë e këtij trajnimi në forcimin e kapaciteteve profesionale për trajtimin e rasteve të krimeve të luftës.
Trajnues të angazhuar në këtë trajnim janë: znj. Joanna Korner – Gjyqtare, Gjykata Penale Ndërkombëtare dhe z. Burim Ademi – Gjyqtar, Gjykata Supreme e Kosovës.
Qëllimi i këtij trajnimi është forcimi i kapaciteteve të profesionistëve të drejtësisë të përfshirë në hetimin, ndjekjen penale dhe gjykimin e rasteve të krimeve të luftës. do të trajtojnë çështjet kryesore materiale dhe procedurale që paraqiten në procedurat për krime lufte, standardet përkatëse ndërkombëtare, jurisprudencën krahasuese dhe zbatimin e tyre në kuadër të sistemit juridik të Kosovës.
Metodologjia e trajnimit do të jetë shpjegime të pjesshme teorike dhe raste nga praktika gjyqësore, diskutime interaktive dhe analizë të rasteve gjyqësore. Përfitues të këtij trajnimi janë: Gjyqtarët e Gjykatës së Apelit dhe Themelore – Departamenti Special, Prokuror nga Prokuroria Speciale dhe bashkëpunëtorët profesional nga gjyqësori dhe prokuroria.

Postuar më: 21-09-2026