blog-post

Postuar më: 11-03-2024

Trajnim mbi Trajtimin e dëshmitarëve – pjesa e dytë "Kompletimi i përfaqësimit të rastit në gjykatë Mentorim për Bashkëpunëtor Profesional"

Më 11 dhe 12 Mars 2024, Akademia e Drejtësisë në bashkëpunim me Iniciativën për Sundimin e Ligjit në Ballkanin Perëndimor (WBROLI) i financuar nga Qeveria e Mbretërisë së Madhe dhe Ambasada e Mbretërisë së Madhe në Prishtinë, në kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme janë duke realizuar sesionin e pestë (5) dhe të fundit të trajnimit për bashkëpunëtorë profesional me temë Trajtimi i dëshmitarëve - pjesa e dytë "Kompletimi i përfaqësimit të rastit në gjykatë”.

Trajnues të angazhuar në këtë trajnim janë: z. Simon Clements, prokuror në Mbretërinë e Bashkuar dhe znj. Aimee Emby, përfaqësuese e rasteve në Gjykatë në Mbretërinë e Bashkuar.

Qëllimi i këtij trajnimi është avancimi i njohurive të pjesëmarrësve lidhur me mënyrën e marrjes në pyetje të palëve dhe përfaqësimi të rasteve në gjykatë. Metodologjia e trajnimit është e karakterit të kombinuar me shpjegime teorike dhe diskutime interaktive duke prezantuar edhe raste praktike, si dhe luajtjen e rroleve në seancat e mentorimit rreth marrjes në pyetje që do të zhvillohen gjatë gjithë trajnimit.

Përfitues të këtij trajnimi janë: Bashkëpunëtorët profesional nga Departamenti Special i Gjykatës Themelore në Prishtinë dhe nga Prokuroria Speciale.

Në fund të këtij trajnimi të gjithë pjesëmarrësit janë pajisur me çertifikata për trajnimet të cilat i kanë ndjekur nga sesioni një e deri në sesion e pestë.

  • gallery
  • gallery
  • gallery
  • gallery
  • gallery
  • gallery
  • gallery

Shpërndaje :