Trajtimi i Konfliktit të Interesit për Gjyqtarë dhe Prokurorë
Më 12 Shkurt 2026, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme është duke realizuar trajnimin me temë “Trajtimi i Konfliktit të Interesit për Gjyqtarë dhe Prokurorë”.
Trajnues të angazhuar janë: z. Bahri Hyseni, Prokuror në Zyrën e Kryeprokurorit të Shtetit dhe z. Agron Behrami, Udhëheqës i Divizionit për Kontrollin dhe Verifikimin e Pasuris.
Qëllimi i këtij trajnimi është të forcojë njohuritë dhe aftësitë praktike të gjyqtarëve dhe prokurorëve për identifikimin, parandalimin dhe menaxhimin e konfliktit të interesit, në përputhje me standardet ligjore dhe etike. Trajnimi synon të mbrojë pavarësinë dhe paanshmërinë e sistemit të drejtësisë, duke rritur besimin e publikut në drejtësi.
Metodologjia e trajnimit është e karakterit të kombinuar me shpjegime teorike dhe diskutime interaktive duke prezantuar edhe raste praktike.
Përfitues janë: Gjyqtarë dhe Prokurorë nga niveli themelor dhe Prokuror nga Prokuroria e Apelit.

Postuar më: 12-02-2026