blog-post

Postuar më: 04-05-2026

Tryezë diskutimi lidhur me çështjet e mungesës së mekanizmave për zbatimin e dispozitave ligjore për konfiskimin në raport me ligjet për inspektoratet e Republikës së Kosovës

Më 04 Maj 2026 , Akademia e Drejtësisë, në kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme, në bashkëpunim me GIZ dhe ZIP është duke realizuar tryezën me temë: “Tryezë diskutimi lidhur me çështjet e mungesës së mekanizmave për zbatimin e dispozitave ligjore për konfiskimin në raport me ligjet për inspektoratet e Republikës së Kosovës”.

Panelist të angazhuar: znj. Delushe Halimi, Gjyqtare në Gjykatën Supreme dhe z. Faton Ademi, Gjyqtar në Gjykatën Supreme.

Qëllimi i kësaj tryeze është avancimi i njohurive për çështjet e mungesës së mekanizmave për zbatimin e dispozitave ligjore për konfiskimin në raport me ligjet për inspektoratet e Republikës së Kosovës si dhe, identifikimi i sfidave për zbatimin e këtyre mekanizmave.

Metodologjia e tryezës zhvillohet përmes çështjeve të ngritura dhe adresimin e sfidave përmes kontributeve (sfidave të paraqitura) të pjesëmarrësve në tryezë duke ofruar zgjidhje konform legjislacionet në fuqi, diskutimeve interaktive dhe shembujve praktik konform rregullave të legjislcionit në fuqi.

Përfitues të kësaj tryeze janë: Gjyqtarë nga niveli themelor, inspektor nga inspektorati qendror dhe lokal si dhe njësitë e veçanta inspektuese.

Shpërndaje :