Tryezë diskutimi, për ndryshimet në legjislacionin penal
Më 23 Prill 2026, Akademia e Drejtësisë, në kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme është duke realizuar Tryezën e diskutimit, për ndryshimet në Legjislacionin Penal.
Panalistë të angazhuar janë: z. Bahri Hyseni, Prokurorë në Zyrën e Kryeprokurorit të Shtetit dhe z. Agron Bajrami , Kryeprokurorë në Prokurorinë e Apelit.
Qëllimi i tryezës është eliminimi i dilemave të pjesëmarrësve tek trajtimi i ankesave mbi hedhjen e kallëzimit penal dhe pushimin e hetimeve, duke i përfshirë të drejtat e personave që kanë autorizim ligjor për të shtruar ankesë ndaj këtyre vendimeve.
Metodologjia e tryezë është interaktive, nga penalistët janë dhënë udhëzimet teorike dhe praktike lidhur me interpretimin e dispozitave të reja të KPPK-së respektivisht neni 84 dhe 156 - të dëmtuarit si palë në procedurë. Përfitues të kësaj tryeze janë: Prokurorë, bashkëpunëtor profesional nga niveli Themelor dhe i Apelit si dhe mbrojtësit e viktimave.

Postuar më: 23-04-2026