Tryezë Diskutimi - Praktika Gjyqësore në Kontestet e Sigurisë dhe Shëndetit në Punë
Më 16-17 Dhjetor 2025, Akademia e Drejtësisë në bashkëpunim me "Grupi për Studime Juridike dhe Politike – GLPS", në kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme është duke realizuar tryezën me temë “Praktika Gjyqësore në Kontestet e Sigurisë dhe Shëndetit në Punë”.
Panelistë të angazhuar në këtë tryezë janë: z. Rrustem Thaqi, Gjyqtar në Gjykatën Supreme dhe z. Naser Shamolli, Hulumtues i Lartë në GLPS.
Qëllimi i tryezës është që përmes diskutimit të avancohen njohuritë rreth mbrojtjes gjyqësore dhe ligjore të të drejtave të punëtorëve, praktikës gjyqësore në kontestet e punës, rolin e gjykatave vendore dhe të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut në zbatimin e standardeve evropiane.
Tryeza po realizohet me metodologjia e diskutimit interaktiv në mes të penalistëve dhe përfituesve të tryezës që janë: gjyqtarët, prokurorë dhe bashkëpunëtor profesional.

Postuar më: 17-12-2025