
Tryezë e rrumbullakët për Harmonizimin e Praktikës gjyqësore në Konfliktin Administrativ
Më 27 Mars 2025, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme është duke realizuar “Tryezën e rrumbullakët për Harmonizimin e Praktikës gjyqësore në Konfliktin Administrativ”.
Panelist të angazhuar janë: znj. Delushe Halimi, gjyqtare në Gjykatën Supreme të Kosovës dhe z. Ramush Bardiqi, gjyqtar në gjykatën komerciale.
Qëllimi i kësaj tryeze është avancimi i njohurive të pjesëmarrësve në shqyrtimin e çështjeve aktuale që po paraqiten në lidhje me konfliktet administrative.
Në këtë tryezë pyetjet e ngritura dhe dilemat gjatë tryezës po adresohen përmes shpjegimit të pjesshëm të panelistëve të përzgjedhur, duke pas në fokus ato çështje që janë paraqitur në praktikë.
Përfitues janë: gjyqtarë nga Gjykata Komerciale dhe gjyqtarë nga Gjykata Themelore Prishtinë Departamenti Administrativ.
Postuar më: 27-03-2025