Tryezë mbi sfidat në vendosjen meritore të aplikuesve për mbrojtje ndërkombëtare dhe shtetësi
Më 11 nëntor 2025, Akademia e Drejtësisë në bashkëpunim me UNHCR/CRPK, në kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme është duke realizuar tryezën me temë “Sfidat në vendosjen meritore të aplikuesve për mbrojte ndërkombëtare dhe shtetësi”.
Panelist të angazhuar: znj. Delushe Halimi, Gjyqtare në Gjykatën e Apelit dhe z. Islam Sllamniku, Trajnues i përhershëm në Akademinë e Drejtësisë, z. Naim Shala, Kryesues i Komisionit Kombëtar për Refugjatë, znj. Shpresa Shllaku, Kryesuese e komisionit për shqyrtimin e ankesave për shtetësi, znj. Habibe Zeqiri, U. D e Divizionit për Shtetësi , Azil dhe Migracion në MPB
Qëllimi i kësaj tryeze është njoftimi i pjesëmarrësve për Kornizën ligjore ndërkombëtare dhe harmonizimi me legjislacionin vendor- Politikat dhe praktikat vendore mbi azilin dhe shtetësinë.
Metodologjia e tryezës u zhvillua përmes diskutimit interaktiv, aplikimit të shembujve më të mirë praktik me qëllim të eliminimit të sfidave dhe dhënies së sqarimeve adekuate për vendosjen meritore të aplikuesve për mbrojtje ndërkombëtare dhe shtetësi
Përfitues të këtij trajnimi janë: Prokuror, gjyqtarë dhe zyrtar nga inspektorati i Policisë së Kosovës.

Postuar më: 11-11-2025