blog-post

Postuar më: 07-10-2025

Tryezë për harmonizimin e praktikës gjyqësore në çështjet penale

Më 07 Tetor 2025, Akademia e Drejtësisë, në kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme është duke realizuar trajnimin me temë “Tryezë për harmonizimin e praktikës gjyqësore në çështjet penale”.

Trajnues të angazhuar janë: z. Agim Maliqi, Gjyqtar në Gjykatën Supreme të Kosovës dhe Afrim Shala Gjyqtar në Gjykatën Supreme të Kosovës

Qëllimi i kësaj tryeze është unifikimi i praktikës gjyqësore në aspektin material dhe procedural në çështje penale në të gjitha nivelet e gjykatave.

Metodologjia e tryezës adresimi i dilemave do të bëhet përmes bashkëbisedimit dhe shkëmbimit të përvojave gjatë zbatimit të dispozitave ligjore gjatë punës së gjyqtarëve, kurse në përfundim të këtyre tryezave do të nxjerrën konkluzione me qëllim të zbatimit unik të dispozitave ligjore.

Përfitues të këtij trajnimi janë: Gjyqtarët nga Gjykata e Apelit dhe Themelore nga të gjitha regjionet e Kosovës.

Shpërndaje :