blog-post

Postuar më: 05-03-2026

Tryezë - Udhëzuesi për Politikën Ndëshkimore

Më 05 Mars 2026, Akademia e Drejtësisë, në kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme është duke realizuar tryezën e diskutimit me temë “Udhëzuesi për Politikën Ndëshkimore”.

Panelist të angazhuar janë: z. Agim Maliqi, gjyqtar në Gjykatën Supreme të Kosovës dhe z. Agron Qalaj, U.D Kryeprokuror i Shtetit.

Qëllimi i tryezës është të krijojë një hapësirë për shkëmbim të përvojave dhe rekomandimeve nga profesionistë të sistemit të drejtësisë, në mënyrë që të kontribuojnë së bashku në zhvillimin dhe përmirësimin e praktikave ndëshkimore si dhe të arrihet një unifikim në zbatimin e udhëzuesit për politikën e dënimit.

Tryeza po trajton problematikën në zbatimin e Udhëzuesit për matjen e dënimit, me fokus në përcaktimin e pikës fillestare të dënimit, identifikimin dhe peshimin e rrethanave, shmangia e vlerësimit të elementeve të veprës si rrethana qofshin lehtësuese apo renduese.

Metodologjia e tryezës është e karakterit të kombinuar, diskutime interaktive në mes panelisteve edhe pjesëmarrësve duke prezantuar edhe raste praktike.

Përfitues janë: Gjyqtarë, prokurorë të nivelit themelore nga regjionet të ndryshme të Kosovës.

Shpërndaje :