
Unifikimi i praktikës gjyqësore në çështjet pronësore
Më 14 -15 Tetor 2025, Akademia e Drejtësisë, në kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme është duke realizuar tryezën me temë “Unifikimi i praktikës gjyqësore në çështjet pronësore”.
Panelistë të angazhuar janë: z. Rrustem Thaqi, dhe z. Zenel Leku, Gjyqtar në Gjykatën Supreme të Kosovës.
Tryeza ka për qëllim trajtimin e sfidave të praktikës gjyqësore lidhur me zbatimin e dispozitave materiale në fushën e të drejtës pronësore.
Metodologjia e tryezës do të aplikohet përmes metodave të kombinuara të shpjegimit, të përcjella me shembuj praktik dhe diskutime të përbashkëta, në mënyrë që secili nga pjesëmarrësit të jetë aktiv gjatë gjithë kohës.
Përfitues të kësaj tryeze janë: Gjyqtarë të Gjykatave Themelore nga të gjitha regjionet e Republikës së Kosovës.
Postuar më: 14-10-2025