blog-post

Postuar më: 14-10-2026

Unifikimi i praktikës gjyqësore në çështjet pronësore

Më 14 - 15 Tetor 2026, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme është duke realizuar tryezën me temë “Unifikimi i praktikës gjyqësore në çështjet pronësore”.

Panelist të angazhuar në këtë tryezë janë z. Albert Zogaj, gjyqtar në Gjykatën Supreme të Kosovës dhe z. Zenel Leku, gjyqtar në Gjykatën Supreme të Kosovës.

Tryeza ka për fokus trajtimin dhe adresimin e sfidave të praktikës gjyqësore lidhur me zbatimin e dispozitave materiale në fushën e të drejtës pronësore. Në këtë tryezë po trajtohen çështjet më thelbësore në kuadër të së drejtës pronësore.

Gjatë tryezës u përdoren metoda të kombinuara të shpjegimit, të përcjella me shembuj praktik dhe diskutime të përbashkëta, në mënyrë që secili nga pjesëmarrësit të jetë aktiv gjatë gjithë kohës.

Përfitues të këtij trajnimi janë: Gjyqtarët nga të gjitha Regjionet e Kosovës nga niveli Themelor dhe gjyqtare nga Apeli.

  • gallery
  • gallery

Shpërndaje :